Mitrovicë, zhduket një person

Një person nga fshati Kutllovc i Mitrovicës raportohet të jetë zhdukur.

Sipas Policisë, vëllai i tij ka raportuar se i zhdukuri ka të meta mendore.

Në raportin policor thuhet se personi në fjalë ka tri javë që ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti në Polici është raportuar dje rreth orës 16:20.