Mitrovicë, komuna mat lëvizjet nga veriu në jug

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me shtabin emergjentë të kësaj komune.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth masave të tjera për parandalim të pandemisë së coronavirusit në pjesën veriore të Mitrovicës, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Bahtiri duke e parë situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID- 19 në pjesën veriore të qytetit propozoi që të bëhet një matje e lëvizjes së qytetarëve nga pjesa veriore në atë jugore, thuhet tutje në njoftim.

Zyrtarët e shtabit emergjent në bazë të planit të mobilitetit do të angazhojnë vullnetarë për të bërë matjen e lëvizjes së njerëzve dhe të veturave nga pjesa veriore në atë jugore dhe anasjelltas si dhe të bëhet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave të subjekteve afariste në atë pjesë, këto ishin dy masat që i propozoi Bahtiri, thuhet në njoftim.

Ai tutje propozoi që qytetarët të u përmbahen rekomandimeve nga IKShPK.