Shkolla "Arkitekt Sinani" - Foto: Komuna e Mitrovicës

Mitrovica hap konkurs për mësues

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë ka hapur konkurs për punësimin e 24 mësimdhënësve në shkollat fillore të qytetit dhe të fshatrave.

Pozitat e hapura janë për edukatore, mësimdhënës klasor, mësimdhënës të gjuhës turke dhe të gjuhës gjermane.