Ilustrim

Anulohen disa pozita të konkursit për mësimdhënës në Prishtinë, shkak mungesa e kualifikimit

Komuna e Prishtinës ka anuluar konkursin për mësimdhënës në disa lëmi, si shkak i mosplotësimit të kushtit ligjor për kualifikim përkatës sipas Udhëzimeve Administrative.

Konkursi i anuluar përfshinte pozitat si: motër edukatore (paralelja turke), mësimdhënës për gjuhë boshnjake, gjermane, mësimdhënës nga fusha hotelerike, mësimdhënës për gjeodezi, mësimdhënës për balet, fiziarmonik dhe valle popullure.

Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se pozitat e lartpërmendura janë anuluar sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të vazhduar procedurat e konkursit, përkatësisht nuk është plotësuar kushti ligjor duke mos pasur tre kandidatë të mjaftueshëm (së paku 3 kandidatë), me kualifikime përkatëse sipas Udhëzimeve Administrative në fuqi.

Javë më parë në emisionin  “Kallxo Përnime” përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në Kosovës shprehën problemet me të cilat përballen në edukimin plotësues në gjuhën amtare për pakicat në Kosovë.

Enis Kervan, deputet në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se mungesa më e madhe e kuadrove në gjuhën turke vërehet në Gjilan dhe Mitrovicë.

Komuniteti rom në Kosovë po ashtu përballet me mungesë të mësimit të plotë në gjuhën e tyre si shkak i mungesës së mësuesve të kualifikuar.

 

Sa u ofrohet komuniteteve mësimi plotësues në gjuhët e tyre?