Ministrja Hajdari sot në konferencë për coronavirusin dhe tarifën

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari do të mbajë sot konferencë për media.

Hajdari pritet të flasë rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga coronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë.

Konferenca pritet të mbahet në ora 11:00.

Qeveria e Kosovës mbrwmw e ka hequr tarifën prej 100% për lëndën e parë të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Më shumë se 1 vit kjo tarifë ka qenë në funksion, derisa sot, më 20 mars 2020, Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë.Në vendim thuhet se deri më 1 prill, Qeveria do të nxjerrë vendimin për largimin përfundimtar të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën në të gjitha çështjet.

Kurti nënshkruan vendimin për heqjen e tarifës për lëndën e parë