Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe komunat dakordohen që ora policore të vazhdojë të jetë nga 17:00 deri në 06:00

Kryetarët e Komunave të Kosovës sot kanë mbajtur një takim jashtëzakonisht me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për t’u koordinuar edhe më tutje në betejën e përbashkët kundër pandemisë Covit-19.

Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës ky takim vjen pasi dje Këshilli i Kryetarëve është mbledhur në një takim ku kanë nxjerr nëntë rekomandime për angazhime të përbashkëta në parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Në këtë takim me Ministrin Vitia është vendosur që orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve do të mbetet ashtu siç ka kërkuar AKK-ja do të jetë i njëjtë për të gjitha komunat nga ora 17.00-06.00, përveç komunës së Malishevës dhe Mitrovicës Veriore.

Orari i kufizimit mund të ndryshojë varësisht prej ndryshimit të situatës nëpër komuna. Po ashtu u vendos që Komunat mund të karantonohen varësisht nga situata dhe zhvillimet në të ardhmen.

Në varësi të kërkesave të Kryetarëve është vendosur që bujqit do të mund t’i punojnë arat por do të pajisen me leje të veçanta që të mund të punojnë edhe jashtë kufizimit.