Ushtarët e FSK-së. Foto: Ministria e Mbrojtjes/Facebook

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet për kandidatët për akademitë ushtarake

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën preliminare të renditjes meritore për kandidatët për kadet  në akademinë ushtartarake në Kosovë QSU, si dhe ato të Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Lista preliminare është përpiluar sipas renditjes meritore, në bazë të pikëve gjatë testimit dhe të rezultateve nga ekzaminimet mjekësore.

Për kandidatët në QSU, sipas njoftimit, përzgjedhja finale do të bëhet pas kalimit të javës zero, duke respektuar renditjen meritore.

Ndërsa po ashtu bëhet e ditur se të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen edhe procesit të verifikimit, pastërtisë së figuës, sipas legjislacionit në fuqi.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni KËTU.