Ministri Mustafa premton mbështetje për bujqit e dëmtuar nga breshri

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vizituar fermerët e fshatit Drenoc të cilëve u ka premtuar kompensim të dëmeve të shkaktuara nga breshri.

“Sot, gjatë ditës vizitova fermerët e fshatit Drenoc të komunës së Prishtinës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu dhe breshëri. Brenda mundësive buxhetore të ministrisë, do të angazhohem që t’i kompensojmë këto dëme të bujqve, duke u bazuar në raportet e përpiluara nga komisionet komunale”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Javën që lamë pas në shumë komuna të Kosovës ka pasur reshje të mëdha shiu dhe stuhi të cilat kanë shkaktuar dëme materiale si dhe kanë dëmtuar kulturat bujqësore.