Ministri i Sllovakisë kritikon Serbinë, kërkon heqjen e taksës nga ana e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirsollav Lajçak i ka dërguar një mesazh të mprehtë Serbisë se nëse dëshiron të vazhdojë rrugën e saj drejt BE, duhet të ndjekë zgjedhjet politike që e afrojnë atë.

Ministri i Jashtëm sllovak në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së që po mbahet në Helsinki reagoi ndaj njoftimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Bashkimin Euroazian nga ana e Serbisë, e ndjekur nga Rusia.

“Nëse jeni serioz në lidhje me orientimin tuaj evropian, atëherë ndiqni zgjedhjet politike që ju afrojnë. Ky hap nuk është një prej atyre”, tha Lajcak, raporton b92.

Duke folur për Kosovën, Lajçak i kërkoi Prishtinës që të heq taksat për mallrat serbe dhe theksoi se realiteti është se Kosovën nuk e kanë njohur pesë shtetet anëtare të BE-së, përfshirë edhe shtetin e tij.

I pyetur nëse e sheh mundësinë e ndryshimit të këtij qëndrimi nga ana e Sllovakisë, ai tha se dëshiron ta sheh Kosovën të jetë vetëvetja.

“Ndryshimi i parë që dua të shoh janë zhvillimet pozitive në Kosovë që nga heqja e taksës,” përfundoi Lajçak.

Serbia ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Ekonomik Eurasian më 25 tetor, dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Serbisë dhe Rusisë ekziston që nga viti 2000.

Një paralajmërim për marrëveshjen erdhi edhe të enjten nga Komisioni Evropian, nga i cili ishte ia bëri të qartë Serbisë se do të duhet të hiqte dorë nga kjo marrëveshje.

Në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së po merr pjesë edhe ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.