Votimi unanim pro liberalizimit të vizave, reagon kryeministri Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për votimin unanim të Këshillit të Ministrave për të kaluar në lexim të parë votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rama e ka quajtur këtë votim një hap të vonuar padrejtësisht.

Ai përvec urimit për Kosovën, ka uruar edhe Bashkimn Evropian.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian” – ka shkruar kryeministri shqiptar në Facebook.

Rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit të BE-së që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.