Hoxha përsërit se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së, nuk përmbushin pritjet e qytetarëve të Kosovës.

Ajo ka shkruar se Kosova pret vlerësim objektiv për liberalizimin e vizave dhe se udhërrëfyesi  tashmë është vlerësuar për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim.

“Rëndësia e liberalizimit të vizave, nuk përbën vetëm të drejtë themelore për qytetarët tanë, por edhe ndjenjë të përkatësisë dhe orientimit tonë jetik, brenda vlerave evropiane. Ndryshe, Evropa po risjell mundësitë e shfaqjes së prapakthimit të vlerave të arritura bashkërisht, sa të padëshirueshme për ne, aq edhe kërcënuese nga drejtimet jashtë vendeve të BE-së”, ka shkruar Hoxha.

Hoxha ka shkruar se shqyrtimi i sërishëm i liberalizimit në Këshill, nuk pret të jetë as pezullues e as frenues për të arriturat e Kosovës, dhe ka kërkuar që të përshpejtohet ky proces, pasi qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të jentë të vetmit të izoluar në Evropë.