Ministri i Shëndetësisë falënderon gazetarët për kontributin në luftë kundër COVID-19

Armend Zemaj, Ministri i Shëndetësisë, është shprehur falënderues për raportimin e mediave gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas tij, raportimi nga mediat po bëhet duke mos shkaktuar panik.

“Medie një instrument kyç në luftën tonë kundër Covid-19.Media është bërë pjesë shumë e rëndësishme e arsenalit tonë në luftën kundër Covid-19. Raportimi për pandeminë po bëhet par exellence duke mos shkaktuar panik”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.

Tutje, Ministri ka theksuar se gazetarët po respektojnë rregullat profesionale dhe etike.

“Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm. Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë se po respektojnë̈ rregullat profesionale dhe etike”, ka shkruar tutje.

Gjithashtu, Zemaj thotë se do të jetë transparent dhe se do të jetë i qasshëm për secilin gazetar dhe medie.

Gazetarëve dhe mediave t’u duartrokasim, ka shkruar në fund ai.

“Unë do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie.Me shumë mirënjohje i falënderoj për ndihmën që po japin.Gazetarëve dhe medieve t’u duartrokasim”, është shprehur ai.