Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri i Pushtetit Lokal premton se çdo javë do të bëjë publike shpenzimet e tij

Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti 2, Elbert Krasniqi, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, pas marrjes së mandatit si ministër ka thënë se shpenzimet e tij dhe kabinetit të tij do t’i bëjë publike çdo fundjavë.

Nga java e ardhshme do  të kërkojë nga stafi im që kabineti që të gjitha shpenzimet që i bën kabineti të bëhen publike që të gjithë qytetarët dhe organizatat që e monitorojnë ministrinë të shohin shpenzimet”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Kallxo Pernime”.

Krasniqi premtoi që do të ulen në maksimum të gjitha shpenzimet.

“Shpenzimet e darkave do të jenë të arsyeshme, të logjikshme, pa vera të shtrenjta dhe pa alkool”, tha ai.

Përveç kësaj, Krasniqi tha se nuk do të shpenzojë as në mobilimin e zyrës së tij e as nuk do të shkelë rregulloren me rritjen e stafit jashtë normës.

KALLXO.com në vazhdimësi raporton për shpenzimet nëpër dreka, darka e udhëtimet e zyrtarëve shtetërorë.