Ministri i Infrastrukturës: Autostrada e Anamoravës do të bëhet

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Autostrada e Anamoravës do të bëhet.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tha po ashtu se janë dakorduar me Bakën Botërore për sigurimin e një kredie e cila do të investohej në rregullimin e digave për ujë.

“Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën. Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë”, tha Abdixhiku.