Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Ilustrim

Minatorëve të Trepçës sërish u vonohen rrogat

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar të entjen më 11.07.2024 se po ballafaqohen me vështirësi të ekzekutimit të pagave.

“Tani e sa kohë jemi duke u ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, përveç kushteve të vështira dhe rrezikshmërisë kemi dhënë maksimumin për të rritur prodhimin. Por përkundër përpjekjeve tona të vazhdueshme vazhdimisht jemi duke u ballafaquar me vështirësi në ekzekutimin e pagave”- thuhet në njoftim.

Sa i pëket kërkesës së kryeshefit drejtuar minatorëve për të gjeneruar më shumë të hyra përmes shitjes së xehes, sindikata thonë se e kanë të pamundur këtë gjë për shkak të kapaciteve të ndërmarrjes.

“Por një gjë duhet kuptuar, se kapacitetet tona teknologjike dhe njerëzore si minatorë, kaq mund të ofrojnë. Pa ngritjen e këtyre kapaciteteve është e pamundur që ndërmarrja të zhvillohet në ato kapacitete prodhuese dhe profitabile që do të kishin impakt të dukshëm në ndërmarrje, e që të gjithë ne e dëshirojmë”- thuhet tutje në njoftim.

“Problemet e vazhdueshme me ekzekutimin e pagave i kemi adresuar vazhdimisht, duke kërkuar qoftë nga ndërmarrja, ministria apo edhe vetë qeveria, që kjo çështje të rregullohet dhe këto probleme të evitohen”.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve i bën thirrje menaxhmentit dhe akterëve të tjerë institucional që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për minierën dhe minatorët.

 

Mosrealizimi i pagës së plotë e vonesat në paga

Ndryshe, më 26.06.2024 KALLXO.com ka raportuar se minatorët kanë hyrë në grevë për shkak të mosrealizimit të pagës së plotë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” Destan Kërleshi, i cili ka thënë se prej gjashtë ditësh minatorët nuk kanë shkuar në punë. Pagat që kanë qenë të parapara të dalin më datë 10 qershor, janë ekzektuar më datë 14 qershor, Mirëpo siç ka bërë të ditur Kërleshi janë ekzekutuar vetëm 68%.

16.05.2024 Kryeshefi i ndërmarrjes, Bashkim Kurti ka pranuar se rrogat u janë vonuar pasi ndërmarrja nuk ka arritur të gjenerojë të hyra prej shitjes së xeheve.

“E vërtetë është. Ka ndodhë për shkak të pamundësisë për me gjeneru të hyra prej shitjes së koncentratit edhe kjo është arsyeja. Edhe mua më kanë thënë që kena me punu, kena me ba maksimumin po nuk e kanë ba. Në vend se me u bo 20,000 ton xehe, janë ba 6,000 ton xehe. E unë nuk jam minator, jam kryeshef”- pati thënë ai.

Por “arsyetimin” e kryeshefit se është dashur të bëhen 20,000 tonë xehe, por janë bërë 6,000 tonë xehe e ka kundërshtuar drejtori i minierës, Shyqyri Sadiku.

“Për muajin prill janë kanë të planifikume 12,996 tonë jo 20,000 tonë   Janë përpunuar 6,000 e diçka tonë, po qajo xehe ka vazhduar me u përpunur edhe në muajin maj, që janë përpunu edhe gati 2,000 tonë pra janë 8000 e diçka tonë të përpunuara. Prej tyre janë fitu diku rreth 250 tonë koncentrat të zinkut edhe 200 janë koncentat të plumbit”- ka thënë drejtori i Minierës.

Ndërsa më 31 maj 2024, minatorët thonin se kjo gjë nuk mund të realizohet kjo gjë për shkak të mungesës së kushteve elementare që ka kjo ndërmarrje.

“Jo nuk ka shancë me i mbulu 20 mijë tonë me këto mjete, ne jemi duke e bërë të pamundshmen të mundshme”- ka thënë minatori Sadik Aliu.

KALLXO.com raportoi edhe në muajin prill për vonesat në paga dhe mosrealizim të pagës së plotë.