Ilustrimi: KALLXO.com

MFT dhe MEPTINIS fillojnë shqyrtimin e kërkesave për përfituesit e Pakos Fiskale Emergjente

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike kanë njoftuar se janë duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente.

Këto dy ministri kanë njoftuar se këto kërkesa do t’i shqyrtojnë sipas kategorive.

– Masa 3a nënkupton që përfitues janë të punësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3a-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Punëdhënësi për vlerën 170€ + Kontributet + Tatimi, ndërsa për periudhën Prill përfitues është i punësuari i cili do të përfitojë nga 170€ neto;

– Masa 3a-2 nënkupton që përfitues janë të vetëpunësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3b nënkupton që përfitues janë qiradhënësit, të cilët do të përfitojnë deri në 50% të qirasë për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3b-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Qiramarrësi për vlerën deri në 50% të qirasë, ndërsa për periudhën Prill, përfitues është Qiradhënësi për vlerën deri në 50% të qirasë;

– Masa 7 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rrezikuar, të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin, të cilët do të përfitojnë nga 100€ bruto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 8 nënkupton që përfitues janë ish të punësuarit, të cilët janë larguar nga puna për shkak të COVID 19, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars, Prill dhe Maj;

– Masa 14 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rinj, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars dhe Prill.

Deri më tani, nga komisioni i përbashkët MFT dhe MEPTINIS, janë trajtuar dhe dërguar për procedim kërkesat si:

– Masa 3a nënkupton që përfitues janë të punësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3a-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Punëdhënësi për vlerën 170€ + Kontributet + Tatimi, ndërsa për periudhën Prill përfitues është i punësuari i cili do të përfitojë nga 170€ neto;

– Masa 3a-2 nënkupton që përfitues janë të vetëpunësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 14 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rinj, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars dhe Prill.

Ministritë kanë apeluar te qytetarët që të shfrytëzojnë kohën e aplikimit në ATK sistemin EDI/ MFT

Ndërsa sipas ministrive , këto komisione shpresojnë se do të arrijnë të trajtojnë edhe kërkesat sipas masës 8 dhe 7.