Foto: Kallxo.com

Vendimet e reja të Qeverisë: Nuk lejohen dasmat ose ahengjet e tjera në restorante

Qeveria në detyrë e Kosovës të dielën mbajti mbledhjen e radhës, ku edhe njoftoi për hapjen e disa prej bizneseve në kuadër të fazës së tretë të lehtësimit të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Por, vendimet e fundit të ekzekutivit kosovar nuk kanë përfshirë hapjen e klubeve të natës dhe organizimin e dasmave.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka publikuar një urdhëresë ku ndalohen ato.

“Nuk lejohet të operojnë klubet e natës, organizimi i ahengjeve në salla dasme ose objete të tjera dhe veprimtari të tjera të ngjashme”, thuhet në urdhëresën e MEPTINIS.

Në këtë dokument, i cili mban nënshkrimin e ministres Rozeta Hajdari, janë dhënë udhëzimet që duhet të ndiqen nga qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, kafiteritë dhe restorantet, të cilat mund të punojnë nga 1 qershori.

Ky është njoftimi:

Publiée par Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sur Dimanche 31 mai 2020