Mbledhja e KQZ, Foto: KALLXO.com

Mes përplasjesh, KQZ miraton broshurën e zgjedhjeve pa numra rendorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar propozimin që broshura për zgjedhjet e 14 shkurtit të jetë pa numra rendorë dhe me zbrazëtira në kolona.

Për këtë propozim ishin 8 vota për.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të mbeten kolonat e zbrazëta pa emrin e kandidatit të larguar, nga moscertifikimi.

“Çdo votim tjetër dhe ndryshim i kësaj është përpjekje për sabotim. Vetëvendosje nuk e ndryshon listën e kandidatëve prej 110”, tha paraprakisht anëtari i KQZ-së, nga LVV-ja, Sami Kurteshi.

Në votim fillimisht është hedhur pika që broshura të miratohen pa ndryshime, mirëpo për këtë ishin vetëm 2 vota për, asnjë kundër dhe të tjerat abstenime.