Merr flakë trafoja e rrymës në Prishtinë - VIDEO

Para disa minutave është përfshirë nga flakët trafoja e rrymës në lagjen Taukbahçe në Prishtinë.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se zjarri është parë në rrugën “1 Tetori”, te salla e sportit “Rilindja”.

Disa prej lokaleve afër u është ndalur rryma.

Në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.