Merita Emini Sadiku emërohet U.D. në Klinikën e Endokrinologjisë

Nga sot postin e ushtrues së detyrës së drejtoreshës në Klinikën e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do ta mbajë endokrinologia Merita Emini Sadiku.

Lajmin për emërim të Emine Sadikut në krye të Endokrinologjisë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Ju konfirmojmë se dr. Merita Emine- Sadiku, është emëruar u.d. drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së për KALLXO.co

Emërimi i saj erdhi pas përfundimit të mandatit tre vjeçar të drejtoreshës, Venera Berisha- Muharremi.

Para pak ditësh Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka hapur konkurs për 16 drejtorë të Klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

ShSKUK hapë konkurs për 16 drejtorë në QKUK