ShSKUK hapë konkurs për 16 drejtorë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka hapë konkurs për 16 drejtorë të Klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Konkursi është i hapur për: Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe Mjekësi Sportive, drejtorë për Klinikën e Pulmologjisë, Klinikës së Ortopedisë Traumatologjisë Lokomotore, për Klinikën Infektive, Oftamologjisë, Pediatrisë, Nefrologjisë, Otorinolaringologjisë, Klinikës Torakale, Neonatologjisë,, Maksillo – Faciale, Kardiologjisë, Biokimisë Mjekësore, Kirurgjisë Vaskulare, Psikiatrisë Forenzike, Mikrobiologjisë Klinike.

Në konkurs thuhet se kandidatët duhet të kenë shkollim arsimorë të lartë universitar, krahas kualifikimit specifik duhet të kenë thirrje akademike ose shkencore në lëmi të caktuar, në rast se kandidatët kanë mungesë së thirrjeve akademike ose shkencore drejtorët e njësive organizative të QKUK-së zgjidhen nga radhët e specialistëve të lëmive përkatëse.

Po ashtu është potencuar se përparësi në rastin e përzgjedhjes do të kenë kandidatët me kualifikime të veçanta në lëmin e menaxhmentit shëndetësor.

Njëra ndër kërkesat për kandidatë është edhe eksperienca në punë. Kandidatët duhet të kenë eksperiencë profesionale pesë vite apo më shumë në lëmin përkatëse në sistemin shëndetësor në QKUK.

Aftësitë dhe atributet tjera të cilat kërkohen:

– Shkathësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike,
– Njohja e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizim të punës së institucioneve të kujdesit shëndetësor,
– Njohuri e legjislacionit në përgjithësi dhe të atij të fushës së shëndetësisë në veçanti,
– Njohuri në fushën e menaxhimit të financave publike,
– Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar,
– Aftësi për punë ekipore,
– Njohja e punës me kompjuter ( Word, Excel e të tjerë)
– Njohja e gjuhëve të huaja dhe përvoja menaxheriale paraqesin përparësi,
– Drejtorët e Klinikave dhe Shërbimeve Klinike do të jenë të punësuar me orar të plotë të punës,
– Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
– Të mos jetë i dënuar me vendim të formë së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje,
– Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largimin e  nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji,
– Certifikatën e lindjes,
– Letërnjoftimin – Fotokopje.

Mandati për drejtor të klinikave është tre vjeçar.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni në këtë LINK.