Narqize Arenliu- Hoxhaj emërohet u.d. drejtoreshë e ShSKUK-së
26.1.2023 - 14:35
Bordi drejtues i ShSKUK-së ka emëruar sot Narqize Arenliu – Hoxhajn ushtruese të detyrës së Drejtorit të Përgjithsshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Gjatë ditës së sotme Pranvera Zejnullahu – Raçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Përmes një komunikate për media, Bordi i ShSKUK-së ka bërë të ditur se sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, në të cilën e ka miratuar dorëheqjen e Zejnullahu – Raçit dhe ka emëruar Arenliu – Hoxhajn.
“Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar” – thuhet në njoftim.
Jep dorëheqje u.d drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raçi