Së shpejti pritet të funksionalizohet Spitali i Përgjithshëm në Podujevë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Spitali i Përgjithshëm në Podujevë do të funksionalizohet së shpejti.

Kirurgu i Përgjithshëm, Afrim Tahiri, është përgjejës për funksionalizimin e Spitalit. Ai këtë detyrë e mori nga ushtruesi i detyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinikë Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

“Ai ka për detyrë të bëjë planifikimin e kuadrit profesional, teknik-administrativ dhe pajisjeve medicinale. Poashtu, koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Vendimi për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, ishte marrë në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, por nuk ishte funksioanlizuar deri tani.