Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

247 pacientë të shtrirë në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 247 pacientë.

181 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, prej tyre 171 me oksigjeno-terapi dhe 8 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se në QKUK janë 107 pacientë të shtrirë, 66 prej tyre Covid-19 pozitivë, 86 me oksigjeno-terapi

Në klinikën Infektive janë 62 pacientë, në atë të Pulmologjisë 40 pacientë, Pediatrisë 1 pacient dhe në atë të Gjinekologjisë 4 paciente.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 140 pacientë, 135 prej tyre Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 25 pacientë, Spitali i Gjakovës, 50 pacientë, Spitali i Pejës, 27 pacientë, Spitali i Gjilanit, 24 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 10 pacient, Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.