Elefantët e rrezikuar në Bangladesh tani mbrohen nga gjykata

Elefantët e egër të cilët janë të rrezikuar të zhduken, kanë një vendim të gjykatës që ndalon adoptimin e tyre dhe i mbron ata nga shfrytëzimi, shkruan BBC.

Grupet e të drejtave të kafshëve mirëpritën vendimin e Gjykatës së Lartë për të suspenduar të gjitha licensat, ashtu që elefantët aziatikë të mos mund të kapen dhe të mbahen në robëri.

Disa nga elefantët janë përdorur në cirk, shfaqje të rrugëve dhe për lypje.

Janë rreth 200 elefantë në Bangladesh e rreth gjysma e tyre mbahen të kapur.

Bangladeshi ka qenë ndër vendet me më së shumti elefantë por gjuetia pa leje dhe shkatërrimi i habitatit ka ndikuar në uljen e numrit të tyre.

Para këtij vendimi, elefantët e rinj mund të kapeshin dhe departamenti i pyjeve lëshonte licenca për grupet që prenin pyjet e që do të përdornin kafshët për të tërhequr trungje. Elefantë tjerë përfunduan në grupe cirku. Një shfrytëzim i tillë theu kushtet e licencave, tha gjykata./BBC

Përgatiti: Shqipron Xhema