Mediat serbe raportojnë për arrestimin e tre policëve të Kosovës

Tre zyrtarë policor po pretendohet se janë arrestuar nga Policia e Serbisë. Kështu të paktën po raportojnë disa media serbe.

Novosti.rs është media e cila ka raportuar se ka mësuar ekskluzivisht që pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe kanë arrestuar sot tre policë të Kosovës.

Pas kësaj medie ka raportuar njëjtë edhe televizioni publik serb, RTS për këtë ngjarje me të njëjtat informata.

“Pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe kanë arrestuar sot, në territorin e Serbisë qendrore, tre forca speciale të armatosur deri në dhëmbë të shtetit të Kosovës, mëson ekskluzivisht ‘Novosti’” – thuhet në raportimin e kësaj medie.

Tutje thuhet se për këtë veprim është njoftuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhej në ambasadën ruse. Ai raportohet se kur mori këtë informacion, shkoi në Presidencë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës, me ministrin e Punëve të Brendshme për këtë rast, mirëpo nuk është marr ende ndonjë përgjigje.