Foto: Sky News

Më shumë se 2.5 milionë ukrainasë janë larguar nga Ukraina

Në pak më shumë se dy javë, miliona refugjatë ukrainasë janë detyruar të ikin ndërsa pushtimi brutal rus i atdheut të tyre po vazhdon edhe sot në ditën e 19-të.

Sasia e njerëzve në lëvizje përbën “krizën e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha të dielën komisioneri i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi.

Ndërsa shumë banorë në pjesët qendrore dhe lindore të vendit janë zhvendosur në Ukrainën perëndimore dhe larg vijave të frontit, më shumë se 2.5 milionë ukrainas janë larguar tërësisht pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të fundit të Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Shumica e atyre që po ikin nga Ukraina janë gra dhe fëmijë. Meshkujve ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen pasi qeveria ukrainase po e implementon  ligjin ushtarak.

Me më shumë se 1.6 milionë ukrainas që kaluan në territorin e saj që nga e premtja,Polonia ka pranuar më së shumti refugjatë, sipas të dhënave të UNHCR-së, 

Vendet që kufizohen në perëndim dhe jug të Ukrainës kanë pranuar gjithashtu një numër të madh refugjatësh. Që nga pushtimi rus, më shumë se 245,000 ukrainasë kanë hyrë në Hungari, ndërsa mbi 195,000 kanë ikur në Sllovaki, sipas të dhënave të UNHCR-së të premten.

Mbi 328,000 refugjatë kanë arritur në Moldavi, tha ministri i Jashtëm i vendit Nicu Popescu.

Dhe më shumë se 173,000 kanë ikur që atëherë në Rumaninë fqinje, sipas UNHCR.

Në të gjithë Evropën, vendet duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Kroacinë, Estoninë, Greqinë, Irlandën, Italinë, Lituaninë, Holandën, Portugalinë dhe Suedinë kanë raportuar secila mijëra ukrainasve të arritur në territoret e tyre./CNN