Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Me kallashnikov e çekan hyjnë dhe vjedhin në market

Policia ka njoftuar për një grabitje që ka ndodhur në një market në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Sipas raportit ditor të policisë, tre të dyshuar, njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market dhe nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve .

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar .

Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.