Foto: Kallxo.com

Me dy vota opozitare, Prizreni votoi buxhetin për vitin 2020

Me 22 vota për, pa prezencën e asamblistëve të opozitës, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka kaluar të enjten për buxhetin për vitin 2020.

Në këtë mbledhje nuk ishte prezent kryetari Mytaher Haskuka, ndërsa opozita asamblistët opozitarë të PDK-së dhe AAK-së braktisën mbledhjen.

Por asamblistja e AAK-së, Agnesa Sinanaj, vazhdoi të qëndrojë në mbledhje dhe votoi pro buxhetit.

Gjithashtu nga mbledhja u larguan edhe asamblistët e NISMA-s, përveç Sinan Aliajt, i cili gjithashtu votoi për buxhetin e vitit 2020.

Mbledhja e datës 25 shtator kishte dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit për kontratat me spote reklamuese

Dje kryetari Haskuka kishte apeluar te asamblistët që të votojnë buxhetin dhe të mos dëmtojnë Komunën e Prizrenit, duke i paralajmëruar ata se Asambleja mund të shpërbëhet dhe mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për asamblenë komunale në rast se buxheti nuk kalon.

Haskuka apelon për votimin e buxhetit, paralajmëron për mundësinë e shpërndarjes së Asamblesë