Mbyllet biblioteka nga të ftohtit në Fakultetin Filologjik

Si pasojë e mungesës së ngrohjes në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, biblioteka e këtij fakulteti sot nuk është hapur.

Studentë të këtij fakulteti kanë dërguar video që dëshmojnë mbylljen e kësaj biblioteke.

KALLXO.com gjithashtu ka raportuar për orarin e shkurt që e ka kjo bibliotekë dhe vështirësitë që kanë studentët.

Studentët tregojnë se shpesh duhet ta ndalin mësimin në gjysmë për të dalë nga biblioteka.

Këtë bibliotekë e menaxhon vetëm një punëtore dhe kjo është arsyeja pse mbahet vetëm një orar pune.

Fakulteti i Filologjisë ka tre ditë që nuk ka ngrohje si pasojë e punës në disa radiatorë.

Studentët po ankohen se kjo po ju ndikon në koncentrimin në ligjërata.