Foto: Arkivë

Mblidhen deputetët e LDK-së, flasin për votën për presidentin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur në zyrat e partisë, për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që kjo parti do ta mbajë në seancën kur do të votohet presidenti.

Pas takimit që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, kishte deklaruar se do ta kenë edhe një takim tjetër për të njoftuar me qëndrimin e partisë.

KALLXO.com merr vesh se sot pritet që LDK të vendosë nëse do të votojnë dhe do të qëndrojnë në seancën kur pritet të zgjedhet presidenti i ri i Kosovës.

Disa deputetë të LDK-së, deri më tani kanë deklaruar publikisht se në parim janë për të votuar bashkëpartiaken e dikurshme Vjosa Osmanin për presidente.

Presidenti i vendit zgjedhjet me 2/3 e votave. Në rast se në dy raundet e para nuk arrihen 2/3 e votave, në raundin e tretë presidenti zgjedhjet me shumicë të thjeshtë prej 61 votave.

Mirëpo, për të ndodhur kjo, duhet që në secilin të votojnë të paktën 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të kundërtën llogaritet se nuk ka pasur kuorum.

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, me automatizëm do të thotë se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Asgjë e re në takimin Abdixhiku – Osmani, do ketë edhe një takim tjetër