Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asgjë e re në takimin Abdixhiku - Osmani, do ketë edhe një takim tjetër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, rreth një orë e gjysmë pas takimit qw pati me deputeten dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitiv.

Ai ka paralajmëruar edhe një takim me Osmanin së shpejti.

“Pas ftesës së zonjës Osmani ne kemi mbajtur këtë takim. Takimi ka qenë i frytshëm, pozitiv dhe me një atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar për platformën qe presidentja synon ta drejtojë. Nuk kemi vërejtje për platformën. Do të kemi edhe një takim tjetër shumë shpejt. Do t’i drejtohemi organeve të partisë menjëherë. S’mund te ketë qëndrime individuale, LDK i merr vendimet në organet më të larta”, tha ai.

Pas zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës me kryeministër Albin Kurti më 22 mars, në ditët e ardhshme pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

AAK-ja dhe PDK-ja kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.