Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mbishkrime që nxisin urrejtje në Zubin Potok, polica po heton rastin

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të mbishkrimeve që nxitin urrejtje në Zubin Potok.

Policia thotë se mbishkrimet që nxisin urrejtje, përçarje dhe mosdurim, janë hasur në një mur mbrojtës në hyrje të këtij qyteti.

Sipas policisë për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe janë duke u kryer hetime intensive.

Ditë më parë KALLXO.com ka raportuar edhe për mbishkrimet në Leposaviq. Prokuroria Themelore në Mitrovicë po heton rastin e grafitit “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i cili është shfaqur ditëve të fundit në fshatin Dren të Komunës së Leposaviqit.

Grafiti ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’ shfaqet në Leposaviq

Mesazhe ofenduese ndaj NATO-s e Njësive Speciale në Leposaviq – FOTO

 

Prokuroria hap rast për grafitin e shfaqur në Leposaviq ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’