FOTO nga - Kossev.info

Mbishkrimet për grupin privat ushtarak rus 'Wagner', flet kryeprokurori i Mitrovicës

Në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan në mure të objekteve e në tabela të komunikacionit janë shkruar mbishkrime për grupin ushtarak rus “Wagner”.

Siç është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka vazhduar edhe pas mesnatës, përderisa deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkani, i cili ka thënë se nuk është gjetur ndonjë shkrim tjetër diçka.

“Për momentin veç emri i grupi ka qenë” – është përgjigjur ai.

Në veriun e Mitrovicës është thënë se këto mbishkrime me ngjyrë të kuqe janë bërë në muret e objekteve gjatë ditës së djeshme, pra 22 janar 2023.

Ndërsa, në Zveçan mbishkrimet thuhet se janë bërë në tabelat e komunikacionit, përderisa koha e ndodhjes së rastit është thënë se është 22/23 janar 2023.

Për të dy rastet është thënë se njësiti policor i hetimeve është duke u marr me rastin dhe se është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Tutje është treguar se të dyja rastet e iniciuara si “Nxitje e urrejtjes dhe përqarjes ndëretnike” janë duke u hetuar.

Në veriun e Kosovës shkruhen mbishkrime për grupin privat ushtarak rus ‘Wagner’