Ilustrim

Vendosën mbishkrime që nxisin përçarje në Kaçanik, arrestohen dy persona

Të martën policia ka arrestuar dy burra në Kaçanik nën dyshimin se kishin vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje.

Njëri rast është raporuar rreth orës 11:00 dhe rasti tjetër në 18:30.

Sipas policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rastet po trajtojet si ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’.