
Mitrovica e Veriut, Foto: REL/RFE
Në veriun e Kosovës shkruhen mbishkrime për grupin privat ushtarak rus 'Wagner'
Në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan në mure të objekteve e në tabela të komunikacionit janë shkruar mbishkrime për grupin ushtarak rus “Wagner”.
Siç njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka vazhduar edhe pas mesnatës, përderisa deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar.
Në veriun e Mitrovicës është thënë se këto mbishkrime me ngjyrë të kuqe janë bërë në muret e objekteve gjatë ditës së djeshme, pra 22 janar 2023.
Ndërsa, në Zveçan mbishkrimet thuhet se janë bërë në tabelat e komunikacionit, përderisa koha e ndodhjes së rastit është thënë se është 22/23 janar 2023.
Për të dy rastet është thënë se njësiti policor i hetimeve është duke u marr me rastin dhe se është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Tutje është treguar se të dyja rastet e iniciuara si “Nxitje e urrejtjes dhe përqarjes ndëretnike” janë duke u hetuar.