Mbingarkesa në rrjetin elektrik, KEDS-i thotë se po kryen punime në Prishtinë

Kompania KEDS përmes një njoftimi për media ka arsyetuar mungesën e energjisë elektrike në disa lagje të kryeqytetit.

KEDS ka thënë se si pasojë e mbingarkesave në rrjetin elektrik, është duke kryer punime në një rrugë që furnizon me rrymë tri lagje të mëdha të Prishtinës.

Sipas një njoftimi për media, punimet janë duke u kryer në sanimin e dëmit në kabllon nëntokësore në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, që furnizon me rrymë një pjesë të lagjes te ‘Parku i Qytetit’, një pjesë të lagjes ‘4 Llullat’ dhe një pjesë të lagjes së ‘Muhaxherëve’.

“Ekipet tona në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.