Mbi 27 mijë raste pozitive me COVID-19 për dy javë

Për dy javë në Kosovë janë konfirmuar 27 mijë e 100 raste pozitive me COVID-19.

Sipas llogaritjeve të KALLXO.com, në dy javët e fundit ka pasur rritje enorme të rasteve pozitive.

Vetëm në 24-orëshin në mes të datave 18 dhe 19 janar ka pasur rritje për 1,330 raste.

Më 18 janar janë konfirmuar 720 raste pozitive ndërsa më 19 janar janë konfirmuar 2,050 raste.

Kosova sot ka shënuar rekord të rasteve pozitive të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimeve zyrtare të institucioneve shëndetësore në vend, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4,397 raste pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë rezultuar pozitivisht 190,793 qytetarë.

Në total, 3,002 qytetarë kanë vdekur nga COVID-19.

Numri më i madh i rasteve aktive janë në komunën e Prishtinës, kurse në total janë 25.458 raste në gjithë Kosovën.