Mbi 100 të arrestuar gjatë bastisjes antimafia në shumë vende evropiane

Policia evropiane ka kryer bastisje në shumë vende evropiane të mërkurën herët, si pjesë e një hetimi për mafian kalabreze, sipas prokurorit federal belg.

“Këtë mëngjes, një operacion evropian në shkallë të gjerë u zhvillua në disa vende. Bëhet fjalë për një çështje të hapur nga Prokuroria Federale belge, në bashkëpunim me Prokurorinë e Limburgut, Policinë Gjyqësore Federale, Eurojust, Europol dhe vende të ndryshme, në veçanti Italinë”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës.

Autoritetet italiane kanë arrestuar 108 persona në Itali si pjesë e një hetimi me katër pista mbi akuzat e “shoqatës së tipit mafioz”, thotë deklarata e bërë Karabinierët italianë të mërkurën.

Arrestimet u kryen nga Carabinieri Ros dhe Komanda Provinciale e Reggio Calabria në Itali në lidhje me bastisjet e kryera në Gjermani, Belgjikë, Francë, Portugali, Rumani dhe Spanjë, thuhet në deklaratën e Karabinierëve.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, prokurorët publikë nga qytetet gjermane thanë se “forcat nga Bavaria, North Rhine-Westphalia, Rheinland-Pfalz dhe Saarland” janë përfshirë në “operacionin e shkallës së gjerë”, i cili u zhvillua në të gjithë Evropën të mërkurën.

Në Belgjikë, më shumë se 20 bastisje janë kryer si pjesë e operacionit, thuhet në deklaratën e prokurorit federal./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala