Ilustrim

Maqedoni e Veriut, 32 viktima dhe 708 të infektuar nga COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut edhe ditën e sotme janë shënuar shifra të larta të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 7.174 testime të realizuara 708 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 573 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 32 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19. /RTV21/