Maqedoni e Veriut, 22 të vdekur dhe 1.250 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit 22 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin. Ndërsa nga 8,192 testime të realizuara 1,250 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 265 pacientë të shëruar nga COVID-19. /RTV21/