Komuna e Malisheves. Malisheve. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Malishevë - Pako ushqimore për 200 familje

 

Në komunën e Malishevës, Kompania ELKOS iu ka ndihmuar 200 familjeve në nevojë.

Derisa vendi po përballet me luftën kundër virusit COVID-19, ‘Elkos Group’ ka dhuruar nga një pako ushqimore për 200 familje, të cilat jetojnë në kushte jo të mira.

Në këtë komunë, donatorët e ndryshëm të përkrahur edhe nga komuna, po i sigurojnë ushqimet për familjet që e kanë të vështirë sigurimin e rezervave ushqimore.

Këto ndihma nga ELKOS i janë dorëzuar shtabit komunal, në mënyrë që të menaxhohet situata me COVID-19.

Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, përveç që ka falënderuar donatorin, ai ju ka thënë qytetarëve që të mos brengosen për furnizimin me gjëra ushqimore.

Begaj, poashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të mbrohen nga ky virus.

“Respektoni udhëzimet, mos dilni pa nevojë, mbani distancën sociale dhe për çdo ankesë thirrni në komunë, pasi jemi 24 orë në shërbimin tuaj. Ta mposhtim këtë sëmundje globale, me kujdes dhe me zbatim të udhëzimeve, e sa i përket gjërave ushqimore do të kujdesemi për të  gjithë që kanë nevojë. Të mos krijomë panik, të mos shqetësohemi, por thjesht me kujdesin tonë, mund ta mposhtim shpejtë këtë virus”, ka thënë Begaj drejtuar qytetarëve të komunës së Malishevës.

Kosova që nga data 13 mars ka hyrë në listën e vendeve me persona të prekur me virusin COVID-19.

Malisheva është komuna me më shumë të infektuar me këtë virus.

Drenas, qytetari bleu miell me çmim të ngritur, inspektohet biznesi