Malet e Pejës janë përfshirë nga zjarri

Një flakë e madhe ka përshirë një pjesë të maleve të Pejës.

Maja e njohur në Pejë si “Maja e Hasanit” është kapluar nga zjarri.

Ka disa orë që zjarret vetëm sa po shkojnë dhe po shtohen.

Lidhur me këtë situatë para pak kohe me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri e ka quajtur turp djegien e maleve dhe ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione rreth kësaj ngjarje t’i raportojë ato.

“Kjo është një pamje shqetësuese po aq sa dhe turpëruese e Majës së Hasanit në Pejë! Dukuria e shëmtuar e djegieve të maleve po vazhdon edhe sot. Edhe më shqetësues është fakti se shkaktarët e kësaj vepre të ligë po mbeten gjithmonë anonim, prandaj luten të gjithë ata që kanë informata t’i shpërndajnë me ne. Ju po shkatërroni malet e fushat, bashkë me gjallesat e shkreta në to!”, ka thënë Muhaxheri.