Makolli tregon si janë klasifikuar personat e zhdukur

Emisioni “Jeta në Kosovë” që po transmetohet aktualisht në RTK është duke e trajtuar temën e të zhdukurve në Kosovë.

Ibrahim Makolli, përfaqësues i grupit punues nga delegacioni i Kosovës për të pagjeturit, tha se janë 1,641 persona që konsiderohen të pagjetur në Kosovë.

“Kemi sot parasyshë numrin prej 1,641 personave. Natyrisht asnjë prej nesh s’jemi të kënaqur me ecurinë e këtij procesi sepse përderisa nuk gjendet edhe personi i fundit, ne gjithmonë do të jemi të pakënaqur. Nëse flasim në numra dhe në shifra të përgjithshme, ka pasur një progres në zbardhjen e fatit të këtyre personave, por nëse e marrim numrin e tashëm, jemi të pakënaqur”, tha Makolli.

Ai tregoi edhe si janë të ndarë personat e zhdukur.

“Sa u përket personave të zhdukur, kemi dy grupe aktualisht. Grupi i parë është persona për fatin dhe vendndodhjen e cilëve nuk dihet dhe grupi i dytë, për personat që ka dëshmi se janë të vdekur por janë të zhdukur trupat e tyre. Fati i tyre dihet por nuk dihet vendndodhja, ky numër është rreth 300 persona në Kosovë”, tha Makolli më tej.

.