Macron dhe Le Pen do të përballen në rrethin e dytë zgjedhor

Në Francë ka përfunduar votimi për zgjedhjet presidenciale.

Rezultatet preliminare të institutit Ifop tregojnë se presidenti aktual, Emmanuel Macron, do të përballet në rrethin e dytë të zgjedhjeve me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, raporton Le Figaro.

Sipas Institutit, Macron ka fituar rreth 28.6 për qind të votave, ndërsa kundërshtarja e tij rreth 23.9 për qind.

Dy kandidatët, të cilët janë përballur edhe në zgjedhjet e vitit 2017, do të synojnë fitoren në rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 24 prill.

Në garë për president të Francës kanë qenë 12 kandidatë.

I treti sot ka dalë Jean-Luc Mélenchon me 20.1 për qind, i katërti Eric Zemmour me 7 për qind, pastaj vijnë Yannick Jadot me 4.8 e Valérie Pécresse me 4.7 për qind.