Lufta Rusi - Ukraine: Piloti rus që dezertoi në Ukrainë gjendet i vdekur në Spanjë

Një pilot rus i helikopterit, i cili kërkoi azil në Ukrainë me avionin e tij në vitin 2023, është gjetur i vdekur në Spanjë, siç raportohet nga agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR. Mediat spanjolle zbuluan se Maksim Kuzminov u zbulua i qëlluar dymbëdhjetë herë në një platformë parkimi automjetesh nën një bllok apartamentesh në qytetin Villajoyosa në Alicante në bregdetin e Mesdheut.

Në gusht të vitit 2023, Kuzminov zbarkoi helikopterin e tij Mi-8 AMTSh në territorin ukrainas. Dy shokët e tij dyshohet se u vranë sepse nuk pranuan të dorëzoheshin. GUR e Ukrainës pretendoi se Kuzminov dezertoi pas një operacioni gjashtë mujor. Para largimit të tij, familja e pilotit u evakuua nga Rusia, sipas Budanov.

Ky incident vjen pas vrasjes së dyshuar të figurës së shquar të opozitës Alexei Navalny nga Rusia në një kamp burgu siberian. Të hënën, e veja e Navalny, Yulia Navalnaya, publikoi një video-mesazh duke u zotuar t’i vazhdojë përpjekjet politike të burrit të saj të ndjerë dhe duke u bërë thirrje rusëve që të mblidhen pas saj.

Oleksandr Syrskyi, shefi i ushtrisë së Ukrainës, deklaroi se Ukraina i ka rrëzuar dy avionë luftarakë rusë të përdorur për të vendosur bomba ajrore të drejtuara. Syrskyi zbuloi në Telegram se avionët e shkatërruar ishin një avion luftarak Su-34 dhe një gjuajtës Su-35. Gjatë fundjavës, Ukraina pretendoi se kishte rrëzuar tre Su-34 ruse dhe një Su-35.

Sipas Dagens Nyheter, një gazetë suedeze e lajmeve, Suedia është gati të njoftojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në një total prej 7.1 miliardë SEK të martën. Kjo përkthehet në afërsisht 630 milionë euro.

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu gatishmërinë për t’u takuar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson për të diskutuar mbi financimin e Ukrainës, duke kritikuar republikanët për kundërshtimin e tij. Megjithëse Senati miratoi një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh, duke përfshirë fonde për Ukrainën këtë muaj, Johnson ka refuzuar ta sjellë atë në votim në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.

NBC News raportoi se Shtëpia e Bardhë është e përgatitur të furnizojë Ukrainën me raketa taktike me rreze të gjatë veprimi, nëse Kongresi e miraton një paketë të re financimi.

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Bill Blair, njoftoi se Kanadaja do t’i dhurojë Ukrainës mbi 800 dronë me shumë misione SkyRanger R70. Dronët, të prodhuar nga Teledyne në Waterloo, Ontario, vlerësohen në mbi 95 milionë dollarë dhe financohen përmes 500 milionë dollarëve në ndihmën ushtarake të njoftuar më parë.

Kryqi i Kuq po përpiqet ta përcaktojë vendndodhjen e 23,000 njerëzve që janë zhdukur gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po heton nëse ata janë kapur, vrarë ose humbur kontaktin pasi janë larguar nga shtëpitë e tyre./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala