NATO thotë se stërvitjet e përbashkëta shënojnë dislokimin më të madh të Rusisë në ish-Bjellorusinë Sovjetike që nga Lufta e Ftohtë.  GETTY IMAGES 

Lufta në Ukrainë: Pesë të vrarë pas rrëzimit të aeroplanit, thonë autoritetet ukrainase

Shërbimi i urgjencës i vendit thotë se një avion ushtarak ukrainas është rrëzuar, duke vrarë pesë persona.

Informacione nga zyra e presidentit në Ukrainë thonë se forcat ruse mund të hidhen në Kiev nga ajri.

Më parë, ushtria tha se Rusia po përpiqej të hynte në kryeqytetin ukrainas.

Ndërkohë, Ukraina është goditur me më shumë se 30 sulme në infrastrukturën civile dhe ushtarake nga Rusia, thotë ushtria e saj.

Këto sulme përfshijnë edhe raketa lundrimi.

Zyra e presidentit thotë gjithashtu se luftime të ashpra po zhvillohen në lindje të Ukrainës, përgjatë kufirit të saj me Rusinë, duke përfshirë vende si Kharkiv.

Kjo vjen pasi forcat ruse thonë se rojet kufitare ukrainase janë larguar nga postet e tyre./Sky News