Lufta në Ukrainë: Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Sot është dita e tretë e pushtimit rus të Ukrainës dhe trupat rusevduket se po lëvizin me shpejtësi drejt kryeqytetit, Kievit.

Më poshtë gjeni një përditësim të zhvillimeve më të rëndësishme deri më tani:

Luftimet kanë vazhduar gjatë gjithë mëngjesit në Ukrainë, me disa raportime për luftime në jug të vendit.  Zyrtarët ukrainas thonë se qytetet Kherson, Sumy, Mykolayiv dhe Odessa janë të gjitha nën sulm.

Forcat ruse kanë pretenduar se kanë marrë Melitopolin në juglindje të Ukrainës, megjithëse edhe ky pretendim është kontestuar. Pamjet e verifikuara nga Sky News tregojnë një flamur rus që valëvitet mbi një stacion policie.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Moska ka dështuar ta pushtojë Ukrainën pas një nate luftimesh në periferi.

Pushtimi rus deri më tani ka marrë 198 jetë të ukrainasve, duke përfshirë tre fëmijë, sipas ministrit të shëndetësisë të vendit.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas i kanë lënë shtëpitë e tyre dhe parashikon se katër milionë mund të zhvendosen në total.

Anija e mallrave “Baltic Leader” me flamur rus u sekuestrua në Kanalin anglez nga autoritetet franceze.  Ajo mund t’i përkiste një kompanie ruse të dyshuar për shkelje të sanksioneve tregtare të lidhura me luftën në Ukrainë.

Polonia ka anuluar ndeshjen e saj për Kupën e Botës 2022 me Rusinë në Moskë muajin e ardhshëm “për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”../Sky News