Lufta në Ukrainë - A ka gjasa të përdoren armë kimike

E kemi parë, pothuajse çdo ditë ndjenjën e jashtëzakonshme të rezistencës dhe patriotizmit mes ukrainasve kundrejt agresionit ushtarak rus.

Por nëse bëhet fjalë për armë kimike, biologjike ose bërthamore, atëherë kemi të bëjmë me diçka krejtësisht tjetër – një fushë beteje krejtësisht e ndryshme.

Forcat e armatosura të Ukrainës nuk e kanë atë lloj pajisje mbrojtëse. Por në mënyrë interesante – dhe shpresojmë jo ogurzi – NATO-ja tani po flet për t’u siguruar atyre atë lloj pajisje. Një grup pune i NATO-s është aktivizuar gjithashtu për t’u marrë me skenarë të mundshëm.

A do të përdoreshin pra?

Nëse kjo luftë zvarritet, nëse armët konvencionale si artileria me rreze të gjatë që po e terrorizon qytetin e Mariupolit nuk funksionojnë dhe presidenti Vladimir Putin dëshiron ta bëjë një ndryshim të lojës, ai mund ta kthejë strategjinë e tij tek përdorimi i armëve kimike.

E ka bërë një gjë të tillë në Siri, kur bashkëpunonte me forcat e sigurisë të presidentit Bashar al-Assad. Dhe atëherë pati funksionuar.

Gazi i klorit u përdor gjithashtu në nëntor të vitit 2016, muaji i fundit i një rrethimi katërvjeçar të Aleppos lindore. Ky gaz është hedhur me helikopter.

Në Ukrainë, pak para një rrjedhjeje të fundit të amoniakut në një fabrikë kimike të shkaktuar nga granatimet ruse – rusët e kanë ngritur këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së – duke thënë se ukrainasit kanë një program të armëve biologjike dhe kimike të mbështetur nga SHBA. Ata u ndeshën me tallje dhe mohim.

Pra, ka shenja se mund të ndodhë një sulm kimik, por nuk ka asnjë shenjë në terren aktualisht.

Sot, është dita e 30 e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të çrrënjosjes së njerëzve që i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës.

Perëndimi ka vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë, me qëllim që kjo e fundit të tërheqë forcat nga Ukraina.

Rusia e konsideron luftën në Ukrainë si “operacion special ushtarak./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala