Lufta në Gaza, UNRWA: Vriten më shumë se 100 punonjës të OKB-së

Të paktën 102 anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, tha të hënën UNRWA, agjencia e ndihmës e OKB-së që vepron në enklavën e Gaza.

“Në 24 orët e fundit, një anëtare e stafit të UNRWA-s u vra me familjen e saj në veri të Rripit të Gazës për shkak të sulmeve,” duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 100 nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA) thuhet në një deklaratë.

Të paktën 27 anëtarë të stafit janë plagosur gjithashtu që nga fillimi i luftës, tha ai.

“Ky është numri më i madh i punonjësve të ndihmës të Kombeve të Bashkuara të vrarë në një konflikt në historinë e Kombeve të Bashkuara”- tha UNRWA.

Zyrat e Kombeve të Bashkuara në të gjithë botën i kanë ulur flamujt e tyre në gjysmë shtizë të hënën dhe i gjithë stafi i OKB mbajti një moment heshtje për të vajtuar dhe nderuar kolegët e tyre që humbën jetën në Gaza, thuhet në deklaratë./CNN